Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, gjatë fjalës së saj në Parlament ka theksuar nevojën e opozitës, që të flasë më tepër.
Ajo gjithashtu ka apeluar për të lënë hapësirë për çdo deputet, të shprehë mendimin e tij dhe për t’u kthyer në normalitet në punën e Kuvendit.
Doda ka pasur edhe një mesazh për Ministrin e Shtetit për Parlamentin, Toni Gogu, ku i përmendi “ligjin për gjinitë”.
Deputeti i PD, Mesila Doda: Opozita nuk ka marrë kohën e duhur, për të bërë detyrën e saj. Është kërkuar mocion me debat dhe nuk ka asnjë arsye pse mos ta bëjmë procedurën për debat. Duhet t’i kthehemi normalitetit. Ata që kanë më shumë përvojë në Kuvend, t’ju lënë fjalën secilit deputet në parlament. Të bëjmë më të mirën për më të mirën e njerëzve. Desha t’i them pastorit që uroj që ai ligji që heq njohjen e vetëm dy gjinive, mos të jetë i vërtetë, por një gënjeshtër.
BalkanWeb