Jordan Daci profesor i së Drejtës ishte në një lidhje live në emisionin “Log.” me Endri Xhafon në News24.
Ai ka sqaruar se ndryshe nga sa është hapur debati ditën e sotme, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ankimimin për vendimin e shkarkimit të tij nga detyra, ankimimi është e drejtë të dorëzohej në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç edhe është vepruar.
Daci parashikon gjithashtu edhe se cili do të duhej të ishte vendimi i marrë nga Kushtetuesja, ku tha se vendimi d të jetë pro Veliajt, duke arsyetuar se vendimi për shkarkimin e tij nuk ishte konform procedurave ligjore.
“E drejta Kushtetuese nuk është sport që mund ta luajë kushdo pavarësisht se në Shqipëri aksesin e kanë të gjithë.
Është thelbësore dhe e thjeshtë. As nuk logjikohet në aspektin kushtetues që kjo të ndodhë. Kushtetuta ka përcaktuar rezervën kushtetuese nuk ka autorizuar ligjvënësin të marrë dhe zhvillojë më tej norman kushtetuese.
Neni 61 nuk i përshtatet kornizës kushtetuese.
Kushtetuesja është organ që e shqyrton, pra shkelja duhet të jetë e vërtetueshme në nivelin kushtetues në aspektin e argumentimit, çka është garanci që lidhet me ekuilibrat mes gjyqësorit dhe pushtetin vendor.
Kjo çështje nuk merr më shumë se 5 minuta diskutim dhe vendimi duhet të jetë në favor të Veliajt. Kjo jo në lidhje me politikën por me ligjin. Jam i mendimit që duhet të shkarkohej më parë, por shkarkimi i tij është jo në procedurën e duhur”, tha ai.
BalkanWeb