“Nuk do jem më i njëjti”, Romelu Lukaku humbet babanë, mesazhi prekës

Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka humbur babanë e tij. Roger Lukaku ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, me lajmin që fillimisht u raportua nga mediat belge dhe më pas u konfirmua nga Romelu Lukaku.

Lojtari i napoletanëve, së fundmi, bëri një postim prekës në rrjetet sociale.
“Faleminderit që më mësove gjithçka që di. Do të jem gjithmonë mirënjohës dhe të vlerësoj.

Më mbro dhe më udhëhiq si askush tjetër nuk do të mundte. Jeta ime nuk do të jetë më e njëjta.

Faleminderit për gjithçka. Roger Menama Lukaku. Mbreti i vjetër. Babai im”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×