“Football Meets Data”, që studion statistikat, ka ndërtuar një renditje për Superioren bazuar në probabilitet e mundshme pas 36 javësh. Fokusi ka qenë për të treguar skuadrat, që kanë më tepër mundësi për t’u bërë pjesë e “Final Four”.
Aktualisht, pas pesë javësh të zhvilluara, projeksionet tregojnë se Egnatia, Vllaznia, Elbasani dhe Teuta do të jenë pjesë e “Final Four” sipas renditjes në fjalë. Mbeten jashtë Partizani dhe Dinamo që vijnë më pas.
Interesant është fakti se sipas “Football Meets Data”, Vora që ka bërë mirë deri tani do të bie nga kategoria. Po ashtu do e shoqërojë Flamurtari, ndërsa të dyja janë klubet që u bënë pjesë e Superiore këtë sezon.
Tiranës ndërkohë do i duhet të luftojë sërish në “play-out” sipas probabilitetit aktual. Bylisi do të sigurojë mbijetesën për sezonin e dytë radhazi duke vazhduar si surprizë e Superiores:
Probabiliteti për të qenë në “Final Four”.
Egnatia: 89%
Vllaznia: 85%
Elbasani: 74%
Teuta: 54%
Partizani 38%
Dinamo 34%
RENDITJA AKTUALE
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL
BalkanWeb