‘Partizani’/ “Të marrë fund teatri!”, Fatmir Bekteshi thirrje në GJKKO: Të shpallen të pavlefshëm aktet e ekspertimit, duhen ekspertë të pavarur!

Zbardhen diskutimet brenda seancës gjyqësore për çështjen ‘Partizani’. Teksa në sallë i vetmi i pandehur është Xhimi Begeja, të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për diskutimet para togave të zeza, ku i pari ishte avokati Sokol Hazizajt, i cili përfaqëson Fatmir Bektashin dhe Homeplan.

Avokati kërkoi pavlefshmëria e akteve. Kujtojmë se edhe avokatët e tjerë të Berishës dhe Malltazit kanë kërkuar më herët pavlefshmëri të akteve hetimore dhe pritet që gjykata të shprehet lidhur me këtë kërkesë paraprake. Avokati Hazizaj kërkoi të shpallet i pavlefshëm procesverbali i sekuestrimit të kompjuterit të shoqërisë.

“Kërkojmë nga gjykata që të cilësojë të pavlefshëm vendimin për kryerjen akti daktiloskopik.”, tha avokati. Në procesin që po mbahet, avokati kërkoi pavlefshmëri të këqyrjeve që pasojnë si ekspertim topografik tekniko elektronik. “Kërkoj të konstatohen të gjitha veprimet të pavlefshme dhe çdo caktim ekspertësh. Të konstatohen të papërdorshme aktet e hetuesve të BKH, duhen ekspertë të pavarur. Pra si përfundim kërkojmë të shpallen të pavlefshme të gjitha aktet e ekspertimit. Për klientin Fatmir Bektashi ajo çfarë kemi konstatuar është një punë e rëndomtë e organit procedues. Janë marrë të njëjtat grumbull shkresash dhe nuk dihet se ku është fillimi dhe mbarimi, çfarë ka bërë njëri dhe tjetri. Se me këtë logjikë i bie të jenë të pandehur të gjithë personat që kanë blerë prona aty. Si mund të çmohen këto prova kur nuk i kanë ndarë për secilin subjekt dhe nuk i kanë individualizuar. Ky lloj teatri duhet të marrë fund.”, pohoi avokati. Ai shtoi mes të tjerash se gjykata duhet të shpallë të pavlefshme aktet.

“Kërkoj nga gjykata vlerësim serioz, duke çmuar se të gjitha aktet të shpallen të pavlefshme dhe të papërdorshme.”, tha ai. Ndërkohë, avokatja e Andia Pustinës paraqet argumente të reja pasi thotë se gjykata Kushtetuese ka shpallur të paligjshëm kontrollin e ushtruar pranë studio Pustinës.
“Per këtë arsye kërkojmë pavlefshmërinë e të gjitha akteve dhe të dhënave. Kushtetuesja ka konstatuar se është cënuar e drejtat e privatësisë së banesës. Në këtë kuptim ne kërkojmë pavlefshmëri të sekuestrimit të sendeve pasi Policia Gjyqësore ka ushtruar kontroll pa vendim gjykate. Kjo gjë tashmë është konstatuar nga Gjykata Kushtetuese.”, tha ajo.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×