“Po has vështirësi”, mesfushori i Realit: Pres shumë nga vetja, do vazhdoj të drejtoj grupin

Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde, bëri analizën përkatëse përpara ndeshjes në Champions League kundër Kairat Almaty të martën.

“Jam i vetëdijshëm se si po luaj; jam i pari që e di kur gjërat nuk po shkojnë sipas dëshirës sime. Lojtarët e dinë nëse po bëjnë një ndeshje të keqe. Është e vërtetë që fillova mirë në projektin e ri, në Kupën e Botës; mendoj se luajta mirë atje.

Tani është shumë më e vështirë për mua të ndihem komod në fushë. Do të vazhdoj të punoj. Si kapiten, do të vazhdoj të udhëheq grupin dhe të tregoj aftësitë e mia kur luaj”- tha Valverde.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×