“Precedent!”, Balla: S’ka ndodhur në këto vite që të bëhet debat për procesverbalin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi ironizoi qëndrimin e opozitës sa i takon diskutimeve sot në seancën plenare.

Ai tha se është e paprecedentë që të diskutohet për procesverbalin.

“Në seancën plenare të datës 24 shtator, kam marrë fjalën që të respektohen rregullorja; seanca plenare fillon me miratimin e seancës së mëparshme. Për procesverbalin fjala u jepet deputetëve që kërkojnë të japin mendim apo saktësojnë mendimin e tyre. Ju lutem zoti kryetar, po ndodh një precedent që s’ka pasur asnjë diskutim për procesverbalin, por vijohet me rendin e ditës. Dëgjova një deputete këtu që flet për këtë çështje dhe nuk duroi dot dhe foli për procesverbalin. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kur Kuvendi të përfshihet nga debati për procesverbalin.”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×