“S’po futemi në shina”, Mziu: Kuvendi në informalitet, po shkelni rregulloren!

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu nga Kuvendi sulmoi maxhorancën se po lejon vijimin e punës si normalisht në Kuvend. Ai tha se po shkelet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

“Nuk ka ndodhur në asnjëherë që në 11 legjislaturat, nuk është votëbesuar qeveria, nuk është bërë debat për qeverisjen 4-vjeçare. Përgjegjësia është e juaja dhe ne nuk po futemi në shinat e parlamentit. Nuk kemi zhvilluar seanca siç ka qenë historiku i vitit të kaluar. Një herë i bëni seancat të hënën, një herë të mërkurën, një herë të premten, ky është informalitet. Ajo çka ka ndodhur gjatë këtyre ditëve është se nuk ka pasur debat. Informaliteti i kësaj qeverie është se jo vetëm që nuk kemi rregullore, përdorni si instrument atë.”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×