Trashëgimia kulturore, deputetja Ina Zhupa dorëzon pr.ligjin: Pasuritë të administrohen nga shteti, të mbyllet rruga e PPP!

Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa ka dorëzuar sot në Kuvend një projektligj për ndryshimin e ligjit 27/2018 për moslejimin e dhënies me koncesion të pasurisë kulturore.

Whatsapp Image 2025 09 29 At 17.25.42
Whatsapp Image 2025 09 29 At 17.25.42

Zhupa ka propozuar ndryshimin e neneve 171-173 duke u shprehur se “janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet.

Ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cënuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore”

“Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike”, shkruan Zhupa.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×