Napoli pësoi disfatë 2-1 ndaj Milanit, në ndeshjen e Serie A. Zëvendësimi nuk u prit mirë nga De Bruyne, me lojtarin belg të napoletanëve që dukej qartë i pakënaqur.
Trajneri Antono Conte, ka thënë diçka për këtë çështje, në intervistën pas sfidës.
“Shpresoj që reagimi pas zëvendësimit të ketë qenë për ndeshjen dhe jo për arsyen që e largova nga fusha. Në të kundërt është ngatërruar me personin e gabuar”, tha Conte.
BalkanWeb