VIDEO/ Përplasja e Balliut me Ballukun në Parlament

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë, Belinda Balluku dhe deputeti i PD Klevis Balliu u përfshinë në një debat gjatë seancës së të hënës në parlament, ku gjithcka nisi kur Balluku iu drejtua duke e etiketuar “bukurosh”.

Klevis Balliu: E para faleminderit për bukuroshin, por unë kështu kam lindur, kurse ty bukuroshe të bënë paratë e shqiptarëve. Ka një diferencë të madhe. Ti bën mirë këtu të flisje për Tigrin 1 dhe Tigrin 3. Do bëjë mirë të flisje se je e vetmja që nga e gjithë europa, në popullin më të varfër të europës ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës.

Plot 25 milionë euro kilometri. E ke bërë vetëm ti, në Austri kolegët e tu e bëjnë me 14 milionë euro kilometrin. Ti zonjë vjen këtu me popullin më të varfër me 40 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe bën 25 milionë euro kilometrin dhe rrugët të shkatërrohen me një shi. Duhet të flasësh për këto. Për bukuroshët, gjej kohën tënde, jo këtu në Parlament.

vijon

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×