Zgjedhjet në Moldavi, Presidenti Begaj uron Maia Sandu për fitoren: Shqipëria qëndron krah jush në rrugëtimin drejt BE-së

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Moldavi, ku sipas rezultateve të shpallura, fituese është shpallur partia pro-evropiane e Presidentes Maia Sandu.

Në një mesazh të publikuar në platformën X, Presidenti Begaj e cilësoi fitoren si një shenjë të qartë të besimit qytetar në demokraci dhe në procesin e integrimit evropian, duke e konsideruar këtë rrugë si një përparësi strategjike për Moldavinë.

“Urime të sinqerta Presidentes së Moldavisë për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kjo është dëshmi e besimit qytetar në demokraci dhe në integrimin evropian si përparësi strategjike. Shqipëria qëndron krah Moldavisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, shkroi Presidenti Begaj në mesazhin e tij.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×