Detaje nga ngjarja në Lushnje, banesa të cilës iu vu eksplozivi, e mamasë së ish të dashurës së Leart Haxhisë

Pak pas mesnatës qyteti i Lushnjes është tronditur nga një shpërthim që ka ndodhur në lagjen Gafurr Muça. Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në murin e jashtëm të një banese në katin e parë të një pallati 5 katësh.

Nga shpërthimi ka dëme të vogla materiale kryesisht xhama. Në banesë në momentin e shpërthimit ende nuk ka konfirmim nëse ka patur banorë apo jo.

Banesa në pronësi të shtetases Shaqe Gjata, e ëma e Klea Gjata, ish e dashura e të dënuarit përjetë Laert Haxhiut, nuk ka pësuar dëme. Policia dhe grupi hetimor kanë dokumentuar ngjarjen për të zbardhur dinamikën dhe kapjen e autorëve.

Dyshohet se lënda plasëse është vendosur si një mesazh dhe jo për të kryer dëme të konsiderueshme.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×