E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve takim kokë më kokë me ministrin Gogu, Van Horn: Të jemi një front i përbashkët kundër kundërshtarëve!

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Ambasadën e Tiranës, Nancy Van Horn, zhvilloi njw takim me ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.

Ambasada e SHBA-ve me një postim në rrjetin social Facebook konfirmoi takimin dypalësh, ku është diskutuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, që SHBA-të i konsiderojnë thelbësore.

Van Horn i ka bërë me dije Gogut se këto fusha janë me interes edhe “në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve”, për të mbajtur dy vendet e sigurta.

Postimi i Ambasadës së SHBA-ve:
“E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu për të kuptuar agjendën e tij ligjvënëse dhe për të identifikuar fusha që përputhen me interesat e Shteteve të Bashkuara. Ata diskutuan shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, të cilat SHBA i konsideron thelbësore në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve tanë dhe për të mbajtur vendet tona të sigurta”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×