Itali/ Në arrest shtëpie trafikonte drogë, kokainën e fshihte në kavanoza në pyll. Arrestohet 41-vjeçari shqiptar, i sekuestrohen mijëra euro

Ai e fshihte kokainën brenda kavanozave në pyll , por u identifikua nga Policia e Sienës nw Itali, e cila arrestoi në flagrancë një shtetas 41-vjeçar shqiptar, banues në Poggibonsi, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin e tyre.

Operacioni bëri që Policia e Sienës të sekuestronte afërsisht 200 gramë kokainë, të cilën hetuesit besojnë se ishte menduar për trafik droge. Operacioni u nis si pjesë e mbikëqyrjejes të kryer në një zonë të pyllëzuar pranë San Gimignanos, e cila ishte monitoruar edhe në ditët e mëparshme.

Oficerët, duke përdorur gjithashtu një kamera, dokumentuan lëvizjet e të dyshuarit. Pasi mbërriti me një furgon, ai hyri në pyll për të marrë një enë qelqi të groposur. Brenda njw kavanozi të mbyllur hermetikisht dhe të mbushur me oriz për të mbajtur larg lagështinë, ishin fshehur disa pako të paketuara në vakuum që përmbanin kokainë, me peshë më shumë se 180 gramë në total.

Një substancë tjetër narkotike, pak më pak se 17 gramë, u gjet në automjet, e fshehur brenda një çamçakëzi. Gjatë kontrollit të mëvonshëm në shtëpi, oficerët gjetën mbi 6,600 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat e mundshme nga trafikimi i drogës. Burri, i njohur tashmë për precedentë të caktuar kriminalë, ishte nën arrest shtëpiak me leje pune. Pas arrestimit të tij, ai u dërgua në burg dhe u mbajt nga autoritetet gjyqësore.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×