Kryetari i njësisë administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, makina e të cilit u hodh dje në erë pas një shpërthimi me lëndë plasëse, mohon të ketë qenë objektiv i sulmit.
Në një reagim për News24 dhe , Loci thekson se tritoli ishte hedhur në parkimin e restorantit ku ai po darkonte dhe pikërisht te automjeti i tij tip Range Rover me targën KR 8778A. Sipas tij, nga shpërthimi u dëmtua mjeti i tij dhe një tjetër.
“Në respekt të interesimit tuaj dua të ju informoj se lënda plasëse është hedhur ne parkingun e restorantit ku un po darkoja dhe është dëmtuar makina ime dhe një makine tjetër. Kjo është e dokumentuar me kamera, me foto nga policia në vendngjarje.”, thuhet në reagimin e Locit.
Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
BalkanWeb