Kanosi shitësen me mjet prerës, arrestohet ‘skifteri’ në Tiranë. Pamjet e kapin mat

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhje.

Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i 2 vjedhjeve, shtetasi Sh. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Targeti”, për zbardhjen e vjedhjeve në 2 subjekte, të kryera gjatë 2 muajve të fundit.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i rasteve, me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve. Njërën prej vjedhjeve ai e kreu duke kanosur shitësin, me mjet prerës.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, në vijim të punës për zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të kryera në territoret e tyre, finalizuan operacionin “Targeti”.

Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i 2 vjedhjeve, shtetasi Sh. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:
-më datë 03.09.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë);
-më datë 28.08.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Skënder Kosturi”.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×