“Kemi mungesa”, Conte para Champions: Sezon i vështirë, ndaj Sporting të jemi kreativ

Tekniku  i Napolit, Antonio Conte tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Sportingut në Champions.

“Është e qartë që kur mungojnë shumë lojtarë në një repart, menaxhimi bëhet shumë më i vështirë. Do të mundohemi të rikuperojmë Spinazzola dhe Olivera, sepse kjo është situatë shumë serioze.

“Na kanë mbetur vetëm dy qendërmbrojtës, kështu që edhe nëse duam të luajmë me tre pas, nuk kemi të tretin. Ndoshta do të na duhet të marrim rrezik, madje ta përdorim Eljif Elmas si mbrojtës krahu.

“Sezoni- Këtë vit rrugëtimi është i ndërlikuar dhe shumë i vështirë. Kam thënë më herët se do të përballemi me sfida të mëdha, dhe kur të vijë koha e vështirë, ndoshta dikush do të kuptojë se ajo që thashë nuk ishte e kotë”, është shprehur ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×