Kreu u grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë në një konferencë pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ndërsa ka treguar detaje nga diskutimet brenda mbledhjes me dyer të mbyllura.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi theksoi se sot mazhoranca ka dalë zbuluar pasi sipas tij nuk e do debatin dhe refuzon çdo formë të tij.
“Maxhoranca doli zbuluar, si në rastin e 18 shtatorit, ku përbërja edhe programi i qeverisë, kaloi pa debat. Sot u rrëzua dhe alibia se opozita prishi seancën. Sot duket se kush e do Kuvendin e Shqipërisë memec, dhe mos të debatojë. Është e paimagjinueshme për çdo parlament funksional, që qeveria i ikën debatit për prioritetet e Shqipërisë. Mohimi i të drejtës për debat të kërkuar nga opozita tregon mendësinë e Ramës për ta bërë Shqipërinë në republikë kryeministrore. Deputetët e PS vetëm votojnë. Kërkesa për mocion me debat e opozitës ishte e qartë. Për ne Kuvendi është vendi ku debatohet dhe flitet. Sot u refuzua një tjetër mocion me debat për gjenocidin në Kosovë, për të dënuar gjenocidin serb. Në 17 maj 2019 Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb. Në vizitën zyrtare të 16 dhjetorit 2020 presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të bënte këtë thirrje; Rruga e Kosovës ka qenë plotë sfida. Që mos të përmbyset e vërteta, kemi nevojë për zërin e Shqipërisë që të jetë zëri ynë atje ku nuk kemi zë. Kemi nevojë për ndihmë nga Shqipëria. I bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë një rezolutë që dënon gjenocidin serb.”. Kanë kaluar disa vite dhe ende nuk ka një kërkesë. Kërkesa jonë për rezolutë u refuzua.”, tha ai.
BalkanWeb