Opozita kërkesë për mocion, Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca e ka shndërruar Kuvendin në një sallë lajmërimesh, si kasnec!

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se Kuvendi po kthehet në një sallë njoftimesh, nga një sallë ku duhet normalisht të debatohet dhe të diskutohet për çështje të ndryshme që shqetësojnë qytetarët.

Në Konferencën e Kryetarëve ku u diskutua në lidhje me kërkesën e opozitës për mocion me debat në lidhje me programin qeverisës, Gjekmarkaj tha se mazhoranca ka frikë nga fjala ndaj nuk është pro kërkesës për mocion.

“Ju mbase nuk e dini, por njerëzimi ka konsumuar mijëra vjet për të bërë kalimin nga tingulli tek fjala, dhe fjala bëri ndryshimin e madh tek njeriu i andertalit. Qesh Ulsi se nuk e di, i duket habi, po nejse! Në mesjetë dënimi më i madh ishte kur gjuhën ia vendosnin në tryezë dhe e mbërthenin me gozhdë. Sepse fjala prishte shumë punë!
Ka një muaj që mblidhemi këtu e vendosim sesi të mos bëjmë parlament, se si të mos flasim!
E keni shndërruar Kuvendin në një sallë lajmërimesh, si kasnec!
Flasim vetëm për procesverbale e njoftime, asnjë debat! Ju keni frikë nga fjala!
Tani ju keni shpallur këtë moton “Shqipëria 2030 në Europë”! Bukur shumë, përballë ka disa kalorës të rrugëtimit Europian!
Ju nuk po u jepni mundësi të rrëfejnë cilin zabel kaloi Taulanti, a patën tagji kuajt e Ulsiut, në cilin han fjeti Toni rrugës për në Europë! Pra kalorësit po udhëtojnë nëpër natë!
Ju po u mohoni të drejtën e rrëfimit!
Ju vetë si kryetar nuk po kaloni një ditë në atë karrige duke drejtuar debat politik!
Por drama më e madhe e juaj do të jetë se do harroni të flisni. Kur të ktheheni tek njerëzit do jeni si njerëzit e lashtë, do ktheheni tek tingulli! Qesh Ulsiu, i duket qyfyrë!
Do harroni, si mijëra vjet më parë, që tingullin ta përktheni në fjalë”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×