“Plumbi i Artë”/ I penduari i drejtësisë Alibej tregon se si u përgatit vrasja e Emiliano Ramazanit dhe bisedën me Duamanin: Kush ishte informatori

Zbardhet dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, i cili në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’ i është përgjigjur pyetjeve të avokatit të Xhuliano Hoxhës. Gazetarja Klodiana Lala raporton për detaje nga dëshmia në GJKKO.

Sipas Alibej, Nuredin Dumani nuk e njihte Emiliano Ramazanin. “Unë ia kam treguar. I kam thënë se kush është. I kam dhënë informacione edhe për Elio Bitrin. Ne nuk kishim një plan konkret. Nuk kishim një listë. Shikonim dhe e vlerësonim si do vepronim”, tha Alibej. Ndërkohë, ai shtoi se Emiliano Ramazani ka qenë njëri i afërt i Talo Celës, i Mikael Qoses i vëllezërve Çopja. “Kisha informacione pa fund për të”, tha Alibej.

I penduari deklaroi se ishte Xhuliano që i informonte tërë kohës për lëvizjet e Ramazanit.

“ditën e ekzekutimit të Ramazanit kam folur me Xhulianon. Emiliano rrinte gjatë në palestër. Nga dita kur u nisëm për ekzekutimin e tij e derisa ai doli nga palestra, Xhuliano ka qenë gjithë kohës aktiv. Ka qëndruar aty dhe kemi folur bashkë në vijimësi në SKY ECC. Për mua ishte i besueshëm informacioni. Ditën e ekzekutimit vetëm ai ka qenë informator. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam komunikuar me Nuredinin. Duhet të çoja pagesën tek rrethi tek TEG. Kam dërguar Arsen Preçin atje me 80-85 mijë euro. Mesa mbaj mend ka shkuar një vajzë me taksi atje, që ka marrë lekët. Xhulianon e kam paguar gjatë gjithë kohës.”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×