Partizani numëron vetëm 4 pikë, pas pesë javësh të luajtura. Kjo ecuri është e denjë për një skuadër që objektiv të vetëm ka mbijetesën. Dhe fakti më shqetësues mund të jenë tetë golat e pësuar në tri ndeshjet e fundit. Nga fillimi i kampionatit, Partizani ka vetëm 3 gola të shënuar. I pari autogol dhe i fundit nga penalltia me autor Isgandarlin.
Ky i fundit është autor i golit të vetëm që erdhi me aksion në Shkodër. Të kuqtë kanë një organikë të pasur me sulmues, që në fakt nuk kanë treguar asgjë deri tani. Më saktë, nuk kanë shënuar gola që të justifikojnë rolin e tyre. Skuka, Toma, Bintsuka, Qokthi, Da Silva, Garsia dhe Gudjufi bëjnë pjesë në organikën e “demave”.
Plot shtatë sulmues, që edhe pse minutat nuk i kanë pasur të gjithë të shumta deri tani, janë aktivizuar dhe presin që të zhbllokohen. Situata është delikate, ndërsa asnjë nuk jep garanci. Fitorja është objektiv i vetëm te Partizani, megjithatë pa gola nga reparti ofensiv nuk vjen triumfi. Aktualisht të kuqtë kanë harruar shijen e fitores.
BalkanWeb