Veliaj ankimoi shkarkimin nga detyra, Gjykata Kushtetuese për News24: Kemi regjistruar kërkesën

Gjykata Kushtetuese regjistron kërkesën e Erion Veliajt i cili ankimoi shkarkimin nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Përmes një njoftimi zyrtar Kushtetuesja tha se qeveria ka marrë njoftim lidhur me faktin se Erion Veliaj ka bërë kërkesë, e në këtë mënyrë procesi zgjedhor sipas interpretimit të ligjit, pezullohet.

Neni 115 i Kushtetutës parashikon që më paraqitjen e kërkesës nga një i zgjedhur vendor, pezullimi ndodh menjëherë pa patur nevojë për kërkesë.

Gjykata Kushtetuese sqaron se regjistrimi i kërkesës është bërë publike.

Pyetje Gjykates Kushtetuese:

Duke qenë se Erion Veliaj ka depozituar një kërkesë kundër shkarkimit të tij më GJK.

Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, a do ta njoftojë GJK sot Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës mbi pezullimin ex-lege të vendimit të shkarkimit të tij?

Pergjigje Gjykata Kushtetuese:

Gjykata ka bere publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik.

Pavarësisht qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Edi Rama dërgoi në Presidencë vakancat për bashkitë që do të mbajnë zgjedhje të reja. Mes këtyre bashkive ishte dhe ajo e Tiranës. Kujtojmë se PS-ja ka shpallur kandidaturën e saj, ndërsa gara i është besuar Ogerta Manastirliut.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×