Gazetarja Anduena Llabani ka zbuluar detaje të reja dhe të pazbuluara më parë në lidhje me takimin e Arubas në janar të vitit 2019.
Sipas Llabanit, Aruba është një dosje e huaj, e hetuar nga Antimafia italiane ku në qendër është general Lisi, një emër jo pak i njohur në Shqipëri.
Gazetarja Llabani theksoi se në takimin me kokat e grupeve kriminale shqiptare nuk ka deri tani si informacion se ka patur të pranishëm zyrtarë të lartë të shtetit por përfaqësues të biznesit.
“Është dosje e huaj, ne jemi tangent. Ka ndodhur në janar të 2019. Një takim ku janë vendosr të jepen toka për ndërtim të resorteve turistike dhe një kazino. Nuk bëhet fjalë deri tani për zyrtarë të lartë shtetërorë por përfaqësues të biznesit që kanë qenë në takim.
Nuk ka asgjë të keqe që leku i shqiptarit të investojë në Shqipëri.
Aruba vjen si një shantazh, se këtu cdo gjë është bëeë shantazh. Dikush me pozitë e njohje ka mundur të zhbirojë në “thesin” e Antimafias. Ky shantazh vjen në këtë moment delikat në politikën aktuale në vend”, tha Llabani.
Anduena Llabani: Është një gjeneral që ka qenë në vitin 1990 në Shqipëri që drejtonte skuadrën antidrogë. Duke qenë se ishte në përgjim për shkak se kishte dyshime për dekonspirim të dosjeve të Antimafias italiane.
Në dosje e tij ishte dhe takimi i Arubas. Lisi vinte në Shqipëri, në vitin 2022 u prit nga Rama dhe ai fliste me superlativa,
Unë e njoh dhe biznesmenin i kam parë dokumentat e pronësisë dhe thjesht ai ka negociuar për resortin dhe është dhe një familje emigrantësh shqiptarë të interesuar për hapjen e kazinosë tek ky resorti.
Aruba është në Zvërnec
BalkanWeb