Begaj dekretoi zgjedhjet, Agron Gjekmarkaj: Presidenti në rolin e noterit politik, vendimi një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit

Nënkryetari i PD, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas vendimit për dekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Bajram Begaj.

“ Presidenti Bajram Begaj sot ka zgjedhur të mos jetë simbol uniteti kombëtar, por noter i mazhorancës. Në vend që të garantojë funksionimin normal të institucioneve, ai ka përqafuar rolin e interpretuesit selektiv të dëshirave të Kryeministrit, duke e futur procesin zgjedhor në Tiranë në një labirint kushtetues pa dalje”, shkruan Gjekmarkaj.

Mesazhi i plotë

“Presidenti në rolin e noterit politik – Dekreti për Tiranën, një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit”

Tirana ka parë shumë dekada të trishta, por dekretimi i sotëm për zgjedhje të pjesshme pa një bazë kushtetuese të qartë është një akt që nuk i shërben demokracisë, por interesave të një njeriu të vetëm – Kryeministrit !

Presidenti Bajram Begaj sot ka zgjedhur të mos jetë simbol uniteti kombëtar, por noter i mazhorancës. Në vend që të garantojë funksionimin normal të institucioneve, ai ka përqafuar rolin e interpretuesit selektiv të dëshirave të Kryeministrit, duke e futur procesin zgjedhor në Tiranë në një labirint kushtetues pa dalje.

Akti i tij është një përkulje, jo ndaj ligjit, por ndaj frikës politike që ka kapluar qeverinë. Dekreti i sotëm nuk është produkt reflektimi institucional, por pasojë e një urdhri partiak të marrë në një zyrë ku mungon fryma republikane.

E përsëris: nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme kur për dekretet vendoset me telefon, jo me kushtetutë. Tirana meriton më shumë se sa një farsë të orkestruar nga pushteti që kërkon të mbijetojë mbi rrënojat e shtetit ligjor.
Bajram Begaj na e futi te gjithëve per tejkalim të fantazise!

Historia do ta mbajë mend këtë ditë jo për drejtësinë e saj, por për shkeljen brutale të çdo norme kushtetuese.

Agron Gjekmarkaj
Nen Kryetar i PD dhe i Kuvendit te Republikes

 

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×