“Duhet të ketë një raportim për kriminalitetin në Shqipëri”, Erald Kapri: Rënia e euros mund të rrezikojë edhe vendet e punës për shqiptarët

Mesditën e sotme është mbledhur Komisioni për Çështjet e Brendshme  dhe të Mbrojtjes.  Në fjalën e tij deputeti i partisë “Mundësia” Erald Kapri u shpreh se duhet të ketë një raportim për rritjen e kriminalitetit në Shqipëri.

Ai shtoi më tej se komisioni duhet të thërrasë në takim edhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sekjo.

“Mendoj se mund të propozojmë që në tre javët e javshme të ketë një raportim për kriminalitetin në Shqipëri. Ministrja e Brendshme duhet të bëjë një raportim për kriminalitetin dhe krimin e organizuar në Shqipëri i cili sjell edhe cënimin e sigurisë kombëtare. Kam një propozim konkret që komisioni i sigurisë të thërrasë edhe guvernatorin e bankës Gent Sejko”, u shpreh ai

Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe tek rënia e euros. Sipas Kaprit rënia e euros mund të rrezikojë edhe vendet e punës për mijëra shqiptarë dhe duhet kontrollimi i flukseve të pakontrolluara të parave që vijnë në Shqipëri.

“Rënia e euros mund të rrezikojë edhe vendet e punës për mijëra shqiptarë.Mjaftoj të kujtoj se pas luftës në Ukrainë ne jemi vendi i pare që ne jemi prekur. Duhet kontrolluar edhe fluksi  i parave të pakontrolluara që vijnë në  Shqipëri”, përfundoi Kapri

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×