E rëndë në Shkodër/ 2-vjeçarja bie aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë, përfundon te QSUT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Shkodër. Një vajzë 2 vjeçe ka rënë aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Skëndërbeg’. Pasi mori mjekim në spitalin e Shkodrës, fëmija është transportuar në QSUT, për ndihmë të specializuar.

“Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT”, sqaron policia.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×