E zhdukur prej një muaji/ Babai e kërkon në studion e News24, vajza shfaqet në TikTok, babai: Është larguar tre herë të tjera

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autoren dhe moderatoren Evis Ahmetin është trajtuar historia e një 15-vjeçareje e cila, është larguar nga shtëpia prej një muaji.

Babai i 15-vjeçares në një rrëfim deklaroi se vajza kishte ndryshuar sjellje kohët e fundit dhe kalonte shumë kohë në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok.

Ai  shtoi më tej se ditën e ngjarjes ai kishte dëgjuar një zhurmë makine afër shtëpisë dhe pasi kishte dale për të parë se çfarë kishte ndodhur makina kishte marrë një drejtim të kundërt.

Sipas tij vajza  ishte larguar edhe disa herë të tjera nga shtëpia dhe se prindërve i thonte se kishte qënë tek shoqja e saj për të pirë kafe.

“Vajzës nuk i ka munguar asgjë, dhe sa kam patur mundësinë ia kam plotësuar. Ka qënë ora 12 e gjysëm e dates 1 shtator kur vajza u largua.Vajza kalonte shumë kohë në rrjetet sociale sidomos në TiKTok. Ditët e fundit ishte bërë shumë nervoze dhe thonte se kishte jetën e saj. Atë ditë e pyeta nëse i kishte dhënë ushqim qenit, dhe më tha se do e ushqente pastaj. Ajo doli jashtë, dhe në atë moment po i jepja ilaçet gruas, kur dëgjiva një zhurmë makine. Dola zbathur në oborr, dhe pash që makina iku në drejtim të kundërt. Nuk është hera e pare që vajza është larguar. Herën e parë është larguar për rreth një javë”, tha ai

Gjatë fjalës së tij në studio  babai i të miturës, theksoi se ditën kur vajza është larguar ka telefonuar nënën e saj dhe i kishte thënë se do të vinte por nuk i kishin dhënë leje në punë. Ai nënvizoi se ka tentuar të komunikojë me vajzën , por telefoni  i saj është i bllokuar.

“Kur ajo u kthente, unë e pyesja dhe ajo gjithmonë nuk tregonte dhe ndonjëherë thonte se kishte ndejtur tek shoqja dhe kishte pirë kafe.Punonjësa sociale më thonte që nuk duhet ti bënim presion vajzës. Unë mendoj se ka gisht policia në këtë mes. Unë kam shkuar rreth 4 -5 herë në polici dhe kam pritur se mos vajza kthehet.Atje më thanë që e ka marrë prokuroria çështjen në dorë. Atë ditë vajza mori gruan në telefon, dhe i tha se do të vinte, por nuk i jepnin leje në punë .Që në atë moment u mbyll telefoni, dhe nuk u hap më. Kam tentuar të komunikojë me të , por telefoni ishte i bllokuar. Unë dyshoj se shoqja e saj e ka future në valle vajzën time. Policia e ka bërë këtë rrëmujë, dhe është në dijeni për vendodhjen”, përfundoi babai  i 15-vjeçares.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×