Një valë habie dhe humori ka përfshirë rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie zyrtare të Diellës, ministres virtuale të krijuar nga Kryeministria. Në imazhin futurist, Diella paraqitet elegante, por me një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të mprehtë të qytetarëve, ajo ka gjashtë gishta në dorën e djathtë.
Në rrjetet sociale, qytetarët nuk kanë kursyer ironinë:
“Diella ka gjashtë gishta?! Në fund të mandatit do ketë 60 tendera më shumë se çdo ministër tjetër!”, shkruan një komentues.
Ndërkohë, ekspertët e inteligjencës artificiale kanë një shpjegim më teknik për fenomenin:
“Është thjesht një gabim i zakonshëm i modeleve gjenerative të imazheve. Ndonjëherë, në përpjekje për të qenë më ‘njerëzore se njerëzit’, IA e tepron me detajet. Thjesht s’e ka ndalur njeri në kohë.”
Nga ana tjetër, burime jozyrtare bëjnë me dije se në versionin e ardhshëm Diella do të ketë dy trupa, për të qenë njëkohësisht në dy ministri.
BalkanWeb