Ish-kandidati i PD për deputet në Tiranë, në zgjedhjet e 14 majit, Ilir Alimehmeti, I ftuar në emisionin “Oponencë” ka sqaruar arsyet pse ai nuk ka pranuar të garojë në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Tiranës.
I pyetur nga gazetarja Anduena Llabani, Alimehmeti tha se ai funksionon për një mandat 4-vjeçar dhe projektin e tij politik ia ka dorëzuar kryetarit të PD, Sali Berisha.
“Unë jam lojtar ekipi jo individual dhe punoj me plane afatgjata dhe nuk jap maksimumin në sprint duke qenë se jam lojtar maratonë”, tha Alimehmeti.
Ilir Alimehmeti; Unë e kam të qartë projektin tim politik, ja kam paraqitur dhe kryetarit të PD , mbetet I njëjti si në 2022, që dmth unë jam lojtar ekipi jo individual dhe punoj me plane afatgjata dhe nuk jap maksimumin në sprint duke qenë se jam lojtar maratonë.
Kam çuar të njëjtin projekt politik dhe kryetari e kryesia cakton kush është më I volitshmi. 4 vjecar me program dhe ekip
BalkanWeb