Luis Diaz, sulmuesi i Bayern, ka vlerësuar në maksimum shokun e skuadrës, Harry Kane.
“Harry Kane! Që kur isha te Liverpool dhe ai ishte ende te Tottenhami, e dija që shënonte shumë gola. Por kur u stërvita për herë të parë me të, thashë: Ky djalë është fantastik.
“Ai bën gjithçka: shënon gola, organizon lojën, madje edhe ndihmon mbrojtjen. Më ka habitur. Jam shumë i lumtur që po luaj tani pranë tij” – tha Diaz për Kane.
BalkanWeb