“Krimi i organizuar ka depërtuar në struktura shtetërore”, Klevis Balliu: Po rrezikohet siguria kombëtare

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një postim në rrjetin social Facebook  ka reaguar ashpër ndaj situatës së  sigurisë në vend, duke akuzuar qeverinë për bashkëpunim me kartelët kriminalë.

Ai theksoi se krimi i organizuar ka depërtuar në struktura shtetërore dhe po rrezikon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.

Sipas Balliut, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vërtetuar skemat e pastrimit të parave që përfshijnë edhe zyrtarë të lartë dhe shtoi më tej se  Partia Demokratike  do të zbardhë publikisht këto lidhje.

Postimi i plotë i Klevis Balliu:

Situata dramatike në vend, ku krimi i organizuar dhe kartelët janë bërë ortakë me politikën, ka arritur të cenojë drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka certifikuar tashmë ekzistencën e një skeme kriminale të pastrimit të parave të kartelëve, përmes bashkëpunimit të tyre me qeverinë.

Përballë kësaj gjendjeje alarmante, anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes do të demaskojnë publikisht këto lidhje, duke vepruar në mbrojtje të interesit kombëtar.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×