LAJMI I FUNDIT/ Devoll, sherr masiv në qytetin e Bilishtit, plagosen 2 persona

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Nga ana tjetër, pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. Burime bëjnë me dije se Trajan Cceliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39 vjeccar me inicialet G.M.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39 vjeccarin.

Konflikti ka nisur verbalisht e më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta. Trajan Cceliku u konfliktua me 39 vjeccarin paraditen e sotme, e më pas, ka shkuar sërish për ta takuar me dy persona të tjerë. Gjatë sherrit, 39 vjeccari e ka goditur me thikë pas sulmit të personave.

Mësohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje e do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.

 

 

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×