Një ditë pasi Rama dërgoi vakancat në 6 bashki, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve takim me Begajn

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj.

Lajmi konfirmohet nga burime për . Takimi në fjalë vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama dërgoi vakancat për zgjedhjet e pjesshme në vend për 6 bashki.

Bëhet fjalë për Bashkitë e Tiranës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Vlorës. Në këto bashki pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme, për shkak të lëvizjeve që ndodhën, ku disa kryebashkiakë u zgjodhën deputetë e disa ministra, apo dhe rasti i Veliajt, i cili ndodhet pas hekurave.

Ky i fundit kujtojmë se ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra. Sakaq, Rama ka shpallur kandidaturën e PS për Tiranën, duke ia besuar garën Ogerta Manastirliut.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×