“Oponencë”/ Avokati Kujtim Cakrani bën deklaratën e fortë: Meta del nga burgu brenda muajit, do e sjell në studio

Avokati Kujtim Cakrani u shpreh në emisionin “Oponencë”, në News24, se ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar, do të lirohet nga qelia brenda këtij muaji.

I pyetur nga gazetarja Anduena Llabani se kur e parashikon lirimin e klientit të ti, avokati u përgjigj: “Brenda këtij muaji do t’ua sjell në studio zotin Meta. Do ta keni në News24, me prova dhe me fakte”.

Anduena Llabani: Kur mendoni se zoti Meta do lerë qelinë?

Avokati Kujtim Cakrani: Brenda muajit do t’ua sjell në studio zotin Meta. E keni zotin Meta te News24 me prova dhe fakte.

Avokati Cakrani nuk dha detaje të mëtejshme mbi bazën ligjore të kësaj deklarate, por nënkuptoi se ekipi mbrojtës disponon materiale të rëndësishme që mund të ndikojnë në ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim me vendim të GJKKO-së, në kuadër të hetimeve për çështje që lidhen me pasuritë dhe akuzat për korrupsion, ndërsa vetë ai i ka cilësuar akuzat si të montuara politikisht.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×