Osmani: Partitë e vogla janë të pafuqishme përpara PD dhe PS, rruga e vetme është bashkëpunimi

Pedagogu i Luarasit, Afrim Osmani, në një intervistë në News 24 tha se partitë e vogla nuk duhet të paragjykohen se pse bashkëpunojnë me partitë e mëdha.

Ai theksoi se partitë e vogla përballë PD dhe PS janë të pafuqishme, dhe sipas tij, rruga e vetme është bashkëpunimi.

Osmani: Nuk jam fare dakrod që ne ti anatemojmë partitë e vogla se pse bashkëpunojnë me partitë e mëdha. Patjetër që ka rënë morali. Partitë e vogla ne mund t’i vlerësojmë sipas modelit që ato e bëjnë politikën.

Por nuk mund ti themi dot. Modeli mund të komprotomentohet në një mënyrë si e tha Alibeaj. Nëse ti sillesh si ata jo që bashkëpunon me ata. Sepse në politikë ti me numrat dhe me lojtarët nuk i ndërron dot.

Natyrisht unë kam vërejte e mia thelbësore për Pd dhe PS, por do të thoja që nuk duhet uzurpuar pozita dhe opozita.

Do ta uzurpjë PD opozitën dhe ky është një fakt që ka ndodhur. Dhe përballë këtij fakti paritë e vogla janë të pafuqishme. Dhe një nga armët kryesore zgjedhin bashkëpunimin.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×