“Veliaj ka të drejtë të ankimojë shkarkimin në GJK”, Lubonja: Presidenti po vepron si noter i Kryeministrisë! Kandidati i opozitës për Tiranën…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News24, ka diskutuar mbi aktualitetin politik në Shqipëri, duke u ndalur te zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, si dhe duke komentuar situatën juridike të Erion Veliajt dhe mundësinë e një kandidati të përbashkët të opozitës.

Lubonja theksoi se Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të vendosë nëse Erion Veliaj mbetet ose jo kryetar i bashkisë së Tiranës, pasi ai ka apeluar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij. Ai theksoi se nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk del para datës 9 nëntor, do të kemi një situatë të pazakontë me dy kryetarë bashkie, një të ri të zgjedhur dhe Veliajn që nuk është shkarkuar ende përfundimisht.

“Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk del para zgjedhjeve të 9 nëntorit, atëherë mund të kemi dy kryetarë bashkie, atë që do të zgjedhet në zgjedhjet e pjesshme dhe Veliajn, i cili ende nuk është shkarkuar përfundimisht,” shpjegoi Lubonja.

Lubonja shtoi se, pavarësisht problemeve të mundshme që mund të ketë Veliaj, ai ka të drejtë të shkojë deri në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shkarkimin e tij. Sipas analistit, Presidenti i Republikës ka “marrë atributet e GJK-së” dhe ka firmosur vendime që, sipas tij, janë shkelje të ligjit, duke e krahasuar Presidentin me një “noter të kryeministrisë”.

“Ky president nuk ka thënë asnjëherë jo për vendimet e qeverisë. Kemi të bëjmë me një noter të kryeministrisë, jo me një president të pavarur,” u shpreh Lubonja.

Lubonja u ndal edhe te situata e opozitës, duke theksuar se një nga çështjet kryesore është nëse do të ketë një kandidat të përbashkët të opozitës për zgjedhjet e Tiranës. Ai ngriti pyetje mbi koordinimin e partive opozitare dhe arsyetimin e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke e lidhur këtë me kundërshtimin e opozitës ndaj zgjedhjeve të fundit që u zhvilluan në Shqipëri.

Lubonja u shpreh skeptik për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, kur kjo e fundit ka kontestuar gjithashtu rezultatin e zgjedhjeve të fundit me kryeministrin Edi Rama.

Analisti gjithashtu kritikoi opozitën për mungesën e protestave të fuqishme ndaj qeverisë dhe për mosorganizimin e lëvizjeve masive të qytetarëve. Ai e krahasoi situatën e Shqipërisë me protestat që zhvillohen në vende si Italia, ku qytetarët dalin në rrugë për të protestuar për kauza ndërkombëtare, siç është rasti i Palestinës.

“Në Itali dalin në protesta për Palestinën dhe bllokojnë rrugët. Ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë veten tonë këtu,” përfundoi Lubonja.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×