“1.6 mln lekë për 100 qytetarë”, avokati thirrje qytetarëve: Keni kohë 15 ditë! Drejtohuni Bashkisë Tiranë për…

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Gylsen Zhllima i cili foli në lidhje me shpronësimet publike.

Ai solli në studio VKM e datës 26 shtator, ku flitet në lidhje me shpronësimin e pronave që preken nga zona e njohur si Kthesa e Kamzës deri në stacionin hekurudhor të Kasharit, loti 1.

“Brenda 15 ditëve qytetarët duhet t’i drejtohen Bashkisë Tiranë për të marrë shpërblimin siç e parashikon ligji. Vlera totale e shpronësimit është rreth 1.6 mln lekë të reja, preken rreth 100 qytetarë. Tek kjo VKM sheh shtetin dhe kush ka përfituar dëmshpërblimin, mjafton që të lexoni listën. Këtë duhet ta bëjë çdo qytetar që preket nga kjo vetë”, tha ai.

Zoti Zhllima ka folur edhe në lidhje me Paketën e Maleve, të cilën e quajti abuzim.

“Nuk mund të bësh Paketë Malesh ku ende nuk ke pajisur me certifikatë pronësie pronarët e parë ky është abuzim. Në kundërshtim të hapur me ligjet dhe Kushtetutën”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×