Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në Log ka deklaruar se PD ndodhet në gjendje të mjerueshme, megjithë shkeljet e Kushtetutës nga mazhoranca.
Sipas Hoxhës, në këto kushte, kur opozita po diskuton kandidatët potencialë për të rrëmbyer një fitore në betejën për Tiranën, zgjedhja ideale do të ishte garimi i Berishës përballë kandidates socialiste Ogerta Manastirliu.
“Për mua, po të më pyesësh, duhet të futet Berisha në zgjedhje. Këto janë zgjedhje të rëndësishme, PS ka vënë një kukull, Berisha duhet të futet në garë për Tiranën, më pas mund të jetë kandidat për kryeministër në 2029”, tha Hoxha.
Vendimin e dy prej njerëze më të votuar nga demokratët në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku për të mos marrë pjesë në zgjedhjet për Tiranën, Hoxha e ka cilësuar të padrejtë, duke theksuar se kjo është “derexheja” ku ka rënë PD.
I pyetur për një skenar bojkoti të zgjedhjeve të pjesshme në kampin opozitar, gazetari Poli Hoxha e quajti legjitime por nga ana tjetër ai nënvizoi se bojkoti i zgjedhjeve duhet të vijojë me bojkot të parlamentit dhe protesta.
“Dëgjova Ivi Kason kur tha që PD të marrë një vendim politik nëse do hyjmë në zgjedhje apo jo,
Është legjitime, por nuk e shoh arsye për të mos hyrë në zgjedhje. Mendoj se janë të papërgatitur, nuk pranojnë të shohin veten në sy pas 11 majit.
BalkanWeb