“A e more dajën në telefon kur dëgjove për kandidimin”, Florian Haçkaj: Ja ç’më tha Halim Kosova

Një nga kandidatët e propozuar për kreun e bashkisë së Tiranës nga aleatët e opozitës, Florian Haçkaj, është nipi i mjekut të njohur, kandidat për kryetar i bashkisë së  PD  në vitin 2015, Halim Kosova.

Në një lidhje live me Log, i pyetur nga moderatori Endri Xhafo se çfarë i ka thënë daja kur u bë publike emri i tij, Haçkaj tha se ai nuk ishte dakord.

“Daja më tha mos u merr”, u shpreh Florian Haçkaj ndërsa ka vlerësuar propozimin për të qenë përfaqësues i opozitës në garën për Tiranën, por sipas tij, nuk ka asgjë zyrtare.

“Jam ndjerë i vlerësuar dhe i nderuar. Shqipëria sot ka nevojë për njerëz. Deri tani ka propozim të emrit tim. Kemi nevojë për njerëz që përballen në beteja.

Florian Haçkaj: Jam ndjerë i vlerësuar dhe i nderuar . shqipëria sot ka nevojë për njerëz. Ka propozim të emrit tim. Kemi nevojë për njerëz që përballen në beteja.

Daja im më tha të mos merresha fare me këtë.

Kam 0 zhgënjim për faktin që smë kandiduan nga PD në listën si përfaqësues të diasporës. Unë jam gati për të bërë gjithcka gati për Shqipërinë, nuk ka gjë zyrtare pas publikimit të emrit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×