Trajneri i Dritës, Zekerija Ramadani doli në konferencë para ndeshjes ndaj Kups në Conference League.
“Ne duhet të jemi të kundërshtueshëm në kundërsulmet e kundërshtarit. Posedimi duhet të jetë arma jonë më e fortë, në mënyrë që t’ia humbim besimin kundërshtarit, duke e futur në vështirësi dhe duke e detyruar që të dalë nga vetja.
“Ne kemi përgatitur aq sa dimë dhe aq sa mundemi. Sot futbolli nuk është vetëm që fiton më i miri, është edhe fati në pyetje. Ne kemi respekt për kundërshtarin deri në fillim të ndeshjes, por kur të fillojë ndeshja, duam ta shkelim dhe ta mundim”, tha ai.
BalkanWeb