E rëndë/ Banesa u përfshi nga flakët për shkak të shkëndijës elektrike, 42-vjeçarja humb jetën nga asfiksimi

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të mërkurë në fshatin Shënavlash, në afërsi të Durrësit, ku një grua 42-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Sipas informacionit paraprak nga Policia e Durrësit, rreth orës 14:00 është marrë njoftimi për një zjarr të rënë në një banesë në këtë fshat. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatkeqësisht, si pasojë e asfiksisë nga tymi, ka ndërruar jetë shtetasja K. M., 42 vjeçe.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të zjarrit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×