Në Programin e Drekës në News24 me Ola Brukon ishte i ftuar ish kreu i KQZ Kristaq Kume i cili diskutoi për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë që do të zhvillohen më 9 nëntor.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar vendimin për ankimimin e Veliajt dhe se KQZ ka filluar punën për zgjedhjet për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Sipas Kumes vendimet nga Gjykata Kushtetuese janë vendimtare dhe nuk mund të diskutohen.
“Gjykata Kushtetuese e ka pranuar vendimin për ankimimin e Veliajt. KQZ ka filluar punën për zgjedhjet për kryetar bashkie. Edhe Kryetari i Bashkisë së Vau të Dejes ka ankimuar vendimin. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendimtare dhe nuk mund të diskutohet. Problem i shfaqur është mënyra se si e bëjmë shteti ligjor:, tha ai
Gjatë fjalës në studio, ai u ndal edhe tek vendimi i Gjykatës së Lartë për rrëzimin e kërkesës së Veliajt për ndrshimin e masës “arrest me burg”.
Kume theksoi se ligjërisht Veliaj nuk është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe mund të kandidojë përsëri.
“Këshilli i Ministrave merr vendime sipas nenit 115 , dhe përveç kësaj lind edhe e drejta për tu ankimuar. Presidenti merr vendimin , dhe dekreton edhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Janë disa raste të cilat nuk kërkojnë një vendimmarrje. Ligjërisht Veliaj nuk është kryetar i bashkisë së Tiranës dhe mund të kandidojë përsëri”, përfundoi Kume
BalkanWeb