Analisti Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Log në News 24 tha se këto zgjedhjet janë të papërgatitura për opozitën.
Ai theksoi se opozita mund të bojkotojë zgjedhjet për inat të Presidentit të Republikës Bajram Begajt.
Hoxha: Unë shikoj që zgjedhjet janë të papërgatitura. Janë shumë keq në bazë. Një parti që pas zgjedhjeve të 11 majit, nuk do që ta shikojë veten në pasqyrë. Unë jam dakord se çfarë ka bërë Edi Rama në 11 maj. Dhe pas 11 majit e riemëron 11 majin. Por ta marrim të mirëqenë që do të marrin vendimin e bojkotit. Kjo kërkon një akt radikal. Por ky bojkot do të kthehet keq për shumë gjëra, siç janë ktherë në atë parti. Nëse nuk shoqërohet me një bojkot të pjesshëm si ajo e parlamentit dhe me protestat. Nëse këta do të lenë Tiranën për inat të Begaj dhe do vazhdojnë me konferencat e Berishës në 12 e gjysmë dhe me ata në parlament që bëjnë sikur zihen.
BalkanWeb