“KLSH zbulon se në Farmacinë Qendrore të QSUT-së ruheshin barna të skaduara”, alarmi i gazetarit: A janë përdorur këto ilaçe tek pacientët me tumor?

Një raport tronditës i KLSH hedh dritë mbi një nga shkeljet më të mëdha nga sistemi farmaceutik i QSUT-së.

Farmacia Qendrore e QSUT-së ka mbajtur në gjendje aktive barna të skaduara, duke mashtruar sistemin dhe duke rrezikuar pacientët, thuhet në raportin e KLSH.

Ndërkohë, gazetari Osman Stafa duke ngritur alarmin për shëndetin e të sëmurëve me tumor shkruan se barnat dyshohet se janë përdorur tek pacientët.

Postimi i gazetarit

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se Farmacia Qendrore e QSUT-së ka mbajtur në gjendje aktive barna të skaduara, duke mashtruar sistemin dhe duke rrezikuar pacientët.
Konkretisht, në sistemin elektronik Pentaho figuronin si stok aktiv:
-19 flakonë Ifosfamide 1 g
-602 flakonë Methotrexate në dy formëdoza (500 mg dhe 50 mg/2 ml)
(Këto barna janë për të sëmurët me kancer)
KLSH shkruan:
“Pavarësisht se kanë skaduar, këto barna rezultojnë ende në sistemin Pentaho duke paraqitur risk për mbajtjen e stoqeve të skaduara në sistem dhe duke rritur artificialisht gjendjen e barnave.”
Kjo nuk është thjesht pakujdesi. Është dështim i drejtpërdrejtë i Farmacisë Qendrore, që nuk ka hequr barnat e skaduara nga përdorimi dhe ka manipuluar inventarin, duke krijuar përshtypjen e rreme se ka rezerva ndërkohë që pacientët mbeten pa trajtim.
Ajo që nuk dimë është se këto barna të skaduara, a janë përdorur mbi pacientë?
E frikshme kjo gjetje!

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×