Gazetari, Lavdërim Lita, në një intervistë në News 24 tha se Gjykata Kushtetuese nëse merr të vlefshëm ankimimin e Veliajt për shkarkimin e tij, mund të pezullojë dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet, vetëm në Bashkinë e Tiranës.
Ai tha se pritet që Veliaj të ndërmarrë hapa të tjerë ligjore.
Lita: Do të jetë Gjykata Kushtetuese që duhet të marrë një vendimmarrje shumë shpejt për pezullimin ose jo të dekretit të Presidentit të Republikës. Në mënyrë që të qartësohet çështja e Bashkisë Tiranë. Paramendohej se do të ishte problematike nga shumë juristë, që do të kishte kleçka ligjore. Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë vetëm pezullimin e dekretit të presidentit në Tiranë. Dhe më pas Veliaj do bëjë që vendimin e Këshillit të Ministrave do e çojë në gjykatat administrative për ta hedhur poshtë. Siç duhet do ketë hapa të tjerë që do bëjë Veliaj. Por teknikisht Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie.
BalkanWeb