Përplasjet e brendshme në PS?/ Lita: Lufta sapo ka filluar, Veliajt i kanë mbetur vetëm avokatët

Gazetari Lavdërim Lita, i ftuar në një intervistë në Neës 24, tha se Rama dhe Veliaj sapo kanë filluar luftën dhe sipas tij po sulmojnë njëri-tjetrin.

Ai theksoi se Veliaj ka mbetur vetëm me avokatët e tij, dhe sipas tij nëpërmjet rrugës ligjore, ish-kryebashkiaku i Tiranës mund ta çojë çështjen deri në Strasburg.

Lita: Tashmë mund ta deklarojmë se lufta ka filluar dhe palët po mbrohen apo po sulmojnë sipas asaj që e kanë në dorë. Veliaj ka në dorë të ankimojë në gjykata sepse, ai ka edhe procese të tjera penale. Pra Gjykata Kushtetuese është adresa, ku ai mund të ankimojë dhe e ka bërë në rastin e parë, po e bën edhe në të dytën. Pra siç ka thënë do të ndjekë një rrugë ligjore deri në Strasburg. Nga pikëpamjet politike ai është i mbaruar politikisht. Me këtë sjellje duke thyer vijën e partisë, atë politike, ai ja ka mbyllur vetes të gjitha shtigjet. Dhe ai e kupton që ka ngelur vetëm bashkë me avokatët për të ndjekur të gjithë procesin.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×