Siguria rajonale, Peleshi takon presidentin e Letonisë: Partneritet i fortë dhe angazhim i përbashkët mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Letonisë, z. Edgars Rinkēvičs, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe u theksua nevoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha kyçe si integrimi europian, siguria rajonale dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.

Një vend të rëndësishëm në bisedë zuri bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, ku prania e trupave shqiptare në Letoni dhe angazhimi i trupave letoneze në misionin e KFOR-it në Kosovë janë një dëshmi e qartë e mbështetjes së ndërsjellë dhe e solidaritetit mes dy vendeve aleate.

Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, falënderoi Letoninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian, ndërsa Presidenti z. Rinkēvičs vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Ky takim konfirmoi vullnetin e përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe partneritetin euroatlantik.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×