Tritol servisit të makinave, arrestohet autori i dyshuar. Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Arrestohet autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në një servis makinash në Fushë-Krujë. Bëhet fjalë për shtetasin 34-vjeçarin Ervin Shera.

Kanë qenë kamerat e sigurisë, ato që kanë çuar në identifikimin e autorit të dyshuar, i cili lëvizte me një motor.

NJOFTIMI I POLICISE
Krujë/Vijojnë hetimet për zbardhjen e autorësisë së vënies së lëndës plasëse në një servis automjetesh, në fshatin Luz, 4 ditë më parë.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se ka vënë lëndën plasëse në qepenin e servisit të automjeteve.

Sekuestrohen motomjeti që dyshohet se ka përdorur 34-vjeçari në këtë ngjarje dhe celulari i tij.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit A. G., në fshatin Luz, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit:

-E. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 28.09.2025, ka vënë lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve të shtetasit A. G. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×