U gjet i pajetë në rrugë/ Policia jep detaje nga vrasja në kryeqytet: Viktima rreth 50 vjeç, u plagos me thikë

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Babrrusë, ku një person u gjet i pajetë, me plagë të shkaktuar nga mjet prerës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 20:10, është konstatuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili dyshohet të jetë vrarë me thikë.

Nga këqyrja paraprake në vendin e ngjarjes, mësohet se viktima ka një plagë që dyshohet të jetë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për identifikimin e viktimës, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.

Zona ku është gjetur trupi është rrethuar nga forcat e policisë dhe po kontrollohet në detaje për prova të mundshme. Deri më tani nuk ka të arrestuar apo persona të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×